Testamenti i Kim Jong il: Zhvilloni bombën bërthamore

12/04/2012 16:25

Ish-lideri koreano-verior, Kim Jong il, i ndarë nga jetë në dhjetorin e vitit të kaluar, ka lënë pas një testament politik të cilin i biri që pasoi në pushtet, të paktën deri më tani është zotuar ta përmbushë.

Lajmi publikohet nga mediat japoneze ku shtohet se Kim Jong il  kërkon zhvillimin e armëve atomike, biologjike dhe raketave balistike.

Në testamentin e tij, Kim Jong il, njohur mes popullit Korean si “Lideri i dashur”, kërkon vigjilencë dhe zhvillimin e mëtejshëm të armëve, kryesisht atyre bërthamore, për të fituar luftën psikologjike me Shtetet e Bashkuara.

Testamenti është bërë publik në një ndër momentet e tensionit mes Japonesë, Shteteve të Bashkuara e Koresë së Jugut në njërën  anë dhe Penianit zyrtar në anën tjetër. Tensionet janë përshkallëzuar pas synimeve të Koresë së Veriut për të hedhur në hapësirë një satelit, mision që SHBA dhe aleatët e saj e cilësojnë si testim për raketat me rreze të gjatë veprimi nën maskimin e një sateliti.

Nga ana tjetër, Japonia, që ndihet e kërcënuar nga fqinji perëndimor, ka paralajmëruar rrëzimin e raketës koreano-veriore nëse ajo prek territorin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA