Rusi, opozita braktis fjalën e Putinit

12/04/2012 02:00

Anëtarët e partisë ruse në opozitë, “Një Rusi e Drejtë” dolën jashtë Dumës apo Dhomës së Ulët të Parlamentit, në kohën kur presidenti i zgjedhur Vladimir Putin po fliste per bashkim politik.

Ishte pikërisht referenca për Oleg Shein, kandidatin e partisë për kryebashkiak i Astrakanit, që indinjoi deputetët.

Putin tha se ai duhet të shkojë të ankohet në gjykatë dhe jo të hyjë në grevë urie.

Shein humbi në zgjedhjet e 4 Marsit dhe akuzoi për manipulime gjatë procesit. Është hera e parë që një parti largohet nga Parlamenti në kohën kur Putini mban fjalimin e tij.

Putin do të bëjë betimin për mandatin e tretë si president më 7 maj.

Top Channel