Partia shqiptare në Maqedoni, BDI, pasi mori poste të rëndësishme në
qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e parakohshme, ka shprehur ambicje
të tjera të mëdha.

Kështu, sipas raportimeve të gazetës “Dnevnik”, partia e drejtuar nga Ali Ahmeti ka shprehur synimin që të marrë vendin e ambasadorit maqedonas në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës, ndarja e posteve të ambasadorëve mes partive në pushtet është tashmë një çështje e kryer dhe pritet të publikohet në ditët e ardhshme.

Aktualisht janë të paktën 10 ambasadorë, disa prej të cilëve u ka skaduar mandati, ndërsa disa të tjerëve u përfundon brenda pak muajsh.

Përfaqësuesit e rinj diplomatikë të vendit të Ballkanit do të vendosen në pika të rëndësishme ndërkombëtare si në Bruksel, Londër, Kanbera, Zagreb, Bukuresht, etj.

Gjithësesi, “Dnevnik” shton më tej se për postin e ambasadorit të Uashingtonit nuk është marrë ende një vendim konkret. Ambasadori aktual Zoran Jolevski pritet të kthehet së shpejti në Shkup.

Top Channel