Florida, akuza për vrasje mbi rojen

12/04/2012 04:31

Një vëzhgues vullnetar i lagjeve në Florida, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë për shkak të të shëntave me pasojë vdekjen së të riut me ngjyrë, Trayvon Martin.

“George Zimmerman u dorëzua të mërkurën dhe tani ndodhet në qelitë e paraburgimit”, tha prokurorja speciale, Angela Corey.

Prindërit e Martin thanë se akuza ishte hapi i parë drejt drejtësisë, por shtuan se ka ende rrugë të gjatë për të bërë.

Zimmerman, 28 vjeç, pretendonte se kishte shtënë për vetë-mbrojtje dhe nuk u arrestua në javët pas të shtënave fatale mbi Trayvon Martin.

“Sot ne paraqitëm informacionin ku George Zimmerman akuzohet për vrasje të shkallës së dytë”, tha zonja Corey për gazetarët.

“Unë mund t’ju them se ne nuk kemi arritur në këtë vendim aq lehtë. Më lejoni të theksoj se ne nuk jemi ndikuar nga presioni publik apo peticioni”, shtoi zonja Corey.

Top Channel