Deti i Jugut, Filipinet tërheqin anijen

12/04/2012 00:00

Filipinet kanë deklaruar se do të tërheqin anijen e tyre më të madhe
ushtarake nga ujërat e diskutueshme të detit të Kinës së Jugut.

Më herët gjatë ditës së enjte, anija ushtarake e Filipineve mbërriti në zonën e njohur si Skarabou Shoal dhe njoftoi se ndërkohë Kina ka dërguar një anije të tretë atje.

Ministri i Jashtëm filipinas deklaroi se negociatat me Kinën do të vazhdojnë, ndonëse anija ushtarake zbuloi tre varka peshkimi kineze gjatë patrullimit në Shoal. Qeveria filipinase nuk ka sqaruar përse anija është tërhequr.

“Është një operacion në zhvillim e sipër dhe nuk mund ta diskutoj me ju”, ka thënë ministri Albert del Rosario për agjencinë e lajmeve “AFP”. “Ne po ndjekim rrugën diplomatike derisa të arrihet një zgjidhje për këtë çështje”, shtoi ai.

Në një deklaratë për shtyp Filipinet deklaruan se anija ushtarake e tyre mbikëqyri varkat kineze të peshkimit të martën dhe gjeti sasi të mëdha peshku të peshkuar në rrugë ilegale.

Menjëherë pas këtij kontrolli dy anije mbikëqyrëse kineze mbërritën në zonë, duke u vendosur mes varkave të peshkimit dhe anijes ushtarake filipinase, duke parandaluar ndonjë arrestim të mundshëm.

Qeveria filipinase thirri ambasadorin kinez Ma Keqing ditën e mërkurë në shenjë proteste ndaj incidentit. Megjithatë, Kina mbrojti qëndrimin se ka të drejtën e sovranitetit në zonën detare dhe i kërkoi anijes filipinase që të largohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA