Presidenti i Kongos: Arrestoni “Kony”-n tonë

11/04/2012 21:20

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Joseph Kabila, theksoi se arrestimi i ish-liderit të rebelëve, Bosco Ntaganda, duhet të konsiderohet si një përparësi botërore.

Një kopie e famëkeqit Joseph Kony në Ugandë, i njohur ndryshe si “Terminatori”, Ntaganda kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për udhëheqjen e një lufte civile 5-vjeçare, e cila vlerësohet si i kushtoi jetën mbi gjashtë milionë personave. Midis krimeve që rëndojnë mbi të, është edhe ai i rektrutimit të fëmijëve ushtarë.

Deklarata e Kabilës së sapozgjedhur në krye të shtetit erdhi gjatë një takimi urgjent me drejtuesit ushtarakë, të mërkurën, pas alarmit që ka shkaktuar në Kongo dezertimi i disa qindra ushtarëve në javët e fundit.

Megjithatë, lideri kongolez theksoi se gjykimi i tij duhet të realizohet në Kongo, atje ku ai ka shkaktuar pothuajse të gjithë aktivitetin e tij.

Pavarësisht deklaratave të ashpra, Kabila është një prej liderve më të diskretituar në botë dhe besohet se komenti i tij motivohet pjesërisht nga deshira per t’u shfajesuar nga krimet e kryera së fundmi nga pjesë të ushtrisë kongoleze, të cilat më parë kanë shërbyer në shërbim të gjeneralit Ntaganda.

Si pjesë e armëpushimit të vitit 2003, disa dhjetëra mijëra trupa rebele u falën dhe u integruan në ushtrinë e re të Kongos, por statusi i ri zyrtar nuk i pengoi që të realizojnë vrasje dhe përdhunime në shkallë të gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA