Marsi, muaji i historisë së grave

11/04/2012 23:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi një festë në nder të Muajit të historisë së grave, Marsit. Ky eveniment është mjaft i njohur në SHBA, dhe ka për qëllim fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në shoqëri.

Në dhjetor presidenti Obama filloi të parin Plan veprimi kombëtar, për gratë, paqen dhe sigurinë në Amerikë. Ky projekt skicon një udhërrëfyes sesi Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë dhe institucionalizojnë përpjekjet tejembanë administratës për të nxitur pjesëmarrjen e grave në parandalimin e konflikteve dhe ruajtjes së paqes.
 
“Kombet që investojnë në punësim, shëndetin dhe arsimimin e grave ka të ngjarë që të marrin rezultatet më të mira, fëmijët e tyre do të jenë me të shëndetëshëm dhe më mirë arsimuar. Dhe nuk e bëjnë thjeshtë se është gjëja e duhur për t’u bërë, por gjithashtu sepse është dicka e mencur e urtë, është dicka stragjike për t’u bërë”, tha Arvizu.   

Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu e konsideroi rolin e grave në Shqipëri si të rëndësishëm, dhe nënvizoi faktin se janë shënuar arritje mbresëlënëse që flasin qartë për rolin e tyre në sjelljen e ndryshimit dhe përparimit të vendit, përfshirë edhe përmirësimit e vetë statusit të tyre. Megjithatë ka ende majft punë për t’u bërë që roli i grave të rritet në shoqërinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA