Kanada, alarm fals për bombë në avion

11/04/2012 00:00

Një avioni pasagjerësh i kompanisë “Korean Air” kreu një ulje emergjence në një bazë ushtarake kanadeze, pasi zyra e kësaj kompanie në Los Angeles mori një telefonatë anonime për një bombë në bordin e avionit.

Avioni u ul në një bazë ushtarake në Comox, pranë Vankuver, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur për fluturim nga ky qytet.

Avioni kishte 149 pasagjerë në bord dhe u shoqërua nga dy avionë luftarakë amerikanë gjatë gjithë manovrës së emergjencës e cila fatmirësisht përfundoi pa asnjë problem.

Pasagjerët u kthyen sërish në tokë pa asnjë pasojë, përvec frikës së shkaktuar nga alarmi i rremë.

Top Channel