Kompania automobilistike gjermane, “BMW”, regjistroi fitime rekord në tre muajt e parë të vitit, një periudhë në të cilën për herë të parë në histori u shitën më shumë makina në Kinë se sa në SHBA.
Shitjet në total në këto tre muaj kapën kuotën e 425 528 mijë automjeteve, një rritje prej 11,2% nga një vit më parë, ndërsa “Rolls-Royce” dhe “Mini”, pjesë e kompanisë, gjithashtu raportuan për shitje rekord.
Nga totali, mbi 80 mijë automjete u shitën vetëm në Kinë, për një rritje prej 37% në krahasim me një vit më parë.
”Grupi i BMW është i lumtur të lajmërojë se ka regjistruar një rritje të rëndësishme në fitimet e tij, pasi përjetoi tremujorin më të suksesshëm në histori”, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Ian Robertson.
BMW do të publikojë të dhënat e saj të plota financiare në datën 3 maj. Në vitin 2011, kompania e specializuar në prodhimin e mjeteve luksoze regjistroi një rritje prej 51% në krahasim me vitin pasardhës, për një fitim total prej 4,9 miliardë eurosh.
Ditën e martë, rivalët e “Audi’, të cilët zotërohen prej grupit “Volkswagen”, bënë me dije se kanë shitur 346 100 makina në tremujorin e parë, çka përbën një rritje prej 10,8% në krahasim me vitin e shkuar.
Top Channel