Gjendja ekonomike e Francës është më e keqe se ajo e Italisë dhe ekonomia e dytë më e madhe e Europës mund të jetë e radhës që do të goditet nga kriza financiare.
Ky është mendimi i një prej përfaqësuesve të opozitës franceze dhe kandidatit për president, Francois Bayrou.
Në një editorial në të përditshem “Liberation”, Bayrou vlerësoi se “politikat e gabuara ekonomike të Sarkozy e kanë varfëruar vazhdimisht Francën, e cila ka një defiçit tepër të lartë dhe është e pozicionuar keq për përballimin e krizës”.
Duke shtrirë më tej krahasimin e tij me Italinë, Bayrou ngriti lart figurën e Montit, ndërsa vlerësoi se në “Itali po bëhet një punë shumë e mirë, duke u ndjekur vullneti i popullit, edhe pse nuk janë mbajtur ende zgjedhje”.
Franca do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale në datat 22 prill dhe 6 maj. Dy kandidatët me më shumë vota në raundin e parë, kalojnë në balotazhin e drejtëpërdrejtë në raundin e dytë.
Pavarësisht sondazheve në rënie, përfaqësuesi i qëndrës mund të rezultojë përcaktues në garën midis dy favoritëve, Sarkozy-Hollande.
Top Channel