
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka mbështetur ekstradimin e terroristëve nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Strasburgu deklaroi se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut pë rata që përballen me burgim të përjetshëm apo izolim në burgjet e sigurisë së lartë. Në këtë mënyrë gjykata i hapi dritën jeshile ekstradimit të disa terroristëve të super-kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, mes të cilëve Abu Hamza dhe Babar Ahmad.
Ata kërkohen në SHBA për akuzën e veprimtarive terroriste në dëm të Amerikës dhe interesave amerikane në të gjithë botën.
Vendimi cilësohet historik dhe mund të shërbejë për interpretimet ligjore të së ardhmes për të njëjtat çështje.
Megjithatë, vendimi në fjalë mund të apelohet në Dhomën e Lartë të Strasburgut, megjithëse shumë pak çështje kanë mbërritur atje, për të mos folur pastaj për mundësinë e dhënies së të njëjtit opinion edhe nga kjo Dhomë.
Top Channel