“Qentë e Përrenjasit, “dënohen” me ekzekutim”

10/04/2012 00:12

“Janë rreth 50 qentë endacakë të cilët mund të ekzekutohen nga duart e dy gjuetarëve të punësuar nga komuna në një lokalitet të vogël, Përrenjas, rreth 100 kilometra në jug të Tiranës”.

Është kjo një frazë e shkëputur nga agjencia e lajmeve italiane ANSA, e cila shpreh   shqetësimin për fenomenin që ka pushtuar vendin tonë.    

Sipas burimit të informacionit “gjuetia” do të zgjasë nga mesnata deri në orën tre të mëngjesit, deri në datën 25 prill.

Lajmi vazhon më tej se vendimi provokoi një protestë të fortë të organizatave për mirëqenien e kafshëve. “Është një akt barbar. Duhet ndalur kjo masakër e turpshme”, citon media italiane, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA