Milan në krizë dëmtimesh: S’ka mbrojtje

10/04/2012 00:00

Është e vërtetë që Adriano Galiani ka lënë pushimet e Pashkëve për të
qenë pranë Milanit të tij në këtë ditë të vështirë, por duket se as fati
nuk është me kuqezinjtë.

Trajneri Masimiliano Alegri do të shkojë në Veronë për ndeshjen ndaj Kievos, pa disa lojtarë kryesorë dhe këto dëmtime sjellin krizë të plotë në mbrojtje, por edhe probleme në mesfushë. Të disponueshëm nuk do të jenë mbrojtësit Abate, Antonini e Mesbah, të cilët nuk janë grumbulluar, ndërsa ekziston mundësia që djaloshi i ekipit të të rinjve, De Shilio, të jetë titullar.

Problematike edhe gjendja në mesfushë, ku mungon jo vetëm Mark van Bomel, por edhe lojtari më i mirë i repartit për këtë sezon, Kevin-Princ Boateng. I vetmi lajm i mirë për këtë sektor është se rikthehet në ekip Klarens Zedorf dhe po ashtu Flamini është grumbulluar për herë të parë këtë sezon. Më e mirë, të paktën, gjendja e sulmit, ku mungesa e vetme është Pato.

Top Channel