Marrëveshje për kërkimin e terroristëve

10/04/2012 00:00

Kryekomandanti i trupës ndërkombëtare ISAF dhe Forcave të Armatosura
Amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen dhe ministri afgan i
Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak kanë nënshkruar një marrëveshje të
rëndësishme.

Amerikanët mund të vazhdojnë kërkimin e terroristëve dhe talibanëve radikale në tokën afgane. Por në të ardhmen kjo nuk do të ndodhë pa lejen zyrtare të njësive speciale afgane, veçanërisht në kontrollet që bëhen natën.

Raportimi për këtë marrëveshje ka patur pasqyrim të gjerë në mediat amerikane. Pyetja kryesore që bëhet është nëse i ashtuquajturi “afganizim i ndërhyrjeve speciale në tokën afgane” prek aftësi të caktuara të forcave amerikane dhe se çfarë do të thotë kjo duke patur parasysh korrupsionin e madh në radhët e qeverisë afgane.

E paqartë është tani edhe nëse kjo marrëveshje ka të bëjë me fluturimet me telekomandë të avionëve pa pilotë, të cilat presidenti amerikan Barack Obama i ka autorizuar me frekuencë dhe ashpërsi të madhe, thote Deutche Welle.

Presidenti afgan, Hamid Karzai është shprehur skeptik ndaj nderhyrjes se avionëve pa pilotë, për shkak të rritjes së numrit të viktimave civile që ka patur. E qarte eshte se duke filluar që tani komandot e ISAF-it dhe ato amerikane nuk mund të bëjnë kërkim terroristësh dhe udhëheqësish talibanë dhe nuk mund të kërkojnë në zona të banuara, pa lejen e zyrtarëve afganë.

Nëse ata e konfirmojnë kohën e misionit atëherë në shtëpitë private duhet të hyjnë vetëm forcat afgane te sigurise. Navy Seals dhe forca të tjera speciale ndërkombëtare do të qëndrojnë në afërsi gjatë kohës së kryerjes së operacionit, por mund të ndërhyjnë nëse ai merr bekimin e nje grup afgan kontrolli. Vitin e kaluar gati një e katërta e operacioneve speciale në Afganistan, rreth 2.200 gjithsej, janë kryer gjatë natës, rreth 2.200 gjithsej. Në rreth “50 përqind të rasteve personat që kërkoheshin janë kapur ose eliminuar së bashku me personat që kanë pasur pranë”.

Top Channel