Gjykata e Korçës u ka dhene pafajësine 3 të rinjve të akuzuar për vrasjen e një 78-vjeçari në muajin korrik të vitit të kaluar.
Bledian, Edison dhe Marinel Demiri jane liruar ne sallen e gjyqit pas nje procesi gjyqesor, i cili ka zgjatur per 9 muaj. Sipas te dhenave nga Gjykata e Faktit ndaj 3 te rinjve nuk ka pasur asnje prove apo argumentim bindes qe t’i lidhte ata me krimin e ndodhur ne fshatin Pojan ku mbeti i vrare i moshuari Ali Zeneli.
Ngjarja e cila sipas policise implikonte ne vrasje tre te rinjte kishte te bente me nje konflikt mes djalit te viktimes dhe tre autoreve. Sipas versionit te dhene nga policia per detajet rreth ngjarjes, më 25 korrik Ali Zeneli ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të forta nga 3 të rinj, të cilët po grindeshin me djalin e tij.
Ngjarja u shënua në një lokal të fshatit Pojan, kur i biri i 78 vjeçarit, Petrit Zeneli është grindur për motive të dobëta me 3 të rinjtë, Mariel, Eduard dhe Bledian Demiri. Pas ngjarjes ai ka vrapuar ne drejtim te baneses se tij dhe ne një moment viktima ka tentuar të dalë në mbrojtje të të birit, por është qëlluar me grushta dhe mjete të forta nga të rinjtë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Top Channel