Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Të paktën tetë ushtarë dhe tre militantë mbetën të vrarë në një sulm të realizuar nga këta të fundit ndaj një kazerme ushtarake në Jemen, lajmëruan burime zyrtare pasditen e së martës.
Persona të armatosur me automatikë qëlluan mbi postobllokun ushtarak në krahinën e Maribit, rreth 300 kilometra në lindje të kryeqytetit Sana’a.
Një numër i pacaktuar ushtarësh kanë mbetur të plagosur, në këtë sulm autorësia e të cilit besohet të jetë e al-Kaedës. Ndërkohë, më shumë se 120 persona besohet se janë vrarë në 48 orët e fundit në luftimet e ndodhura në krahinën e Abjanit.
Në bilancin tragjik përfshihen 100 militantë, 14 ushtarë dhe tetë udhëheqës fisnorë, të cilët ishin pjesë e komiteteve vendore të formuara prej Al-Kaedës.
Që prej largimit të presidentit Ali Abdullah Saleh, vendi më i varfër i Lindjes së Mesme është përfshirë nga një rigjallërim i lëvizjeve militanteske dhe atyre separatiste në rajone të ndryshme të vendit.
Aktualisht, rebelët islamikë kontrollojnë krahinën e Abjanit, e cila mbetet në duart e tyre pavarësisht mësymjeve të vazhdueshme nga ana e autoriteteve.
Top Channel