Μe vendim të Ministrisë së Financave dhe asaj të Mbrojtjes së Qytetarit,
gjithë forca njerëzore e policisë greke si dhe ajo materiale, që
përfshin mjetet e motorizuara të saj, mund të jepet me qira ndaj
subjekteve dhe bizneseve private, të cilat dëshirojnë këtë shërbim për
sigurinë e tyre.

Shërbimet e policise përkundrejt pagesës do të jenë në dispozicion vetëm në raste të veçanta dhe kur ka një problem serioz të sigurisë. Ato përfshijnë shoqërimin e lëndëve eksplozive dhe materialeve të rrezikshme, transportin e mallrave teper te vlefshme, të veprave të artit, të sasive të mëdha të parave apo të ruajtjes së vendeve ku xhirohen filma dhe shfaqje të mëdha televizive.

“Ky është një shërbim që  bëhet në nivel global. Disa forca policore europiane kane kohe qe e ndjekin këtë praktikë”, tha Thanasis Kokalakis, zëdhënësi i policise greke Reuters.

Ne gazeten qeveritare madje eshte publikuar edhe katalogu me cmimet e sherbimeve ne te cilat vecohen,perdorimi i nje makine policie 40 euro ne njeore,i nje motociklete 20 euro ne ore, i nje polici te thjeshte 30 euro e duke perfunduar deri tek helikopteri i policise qe shkon ne 1500 euro ne ore. Sipas zedhenesit te policies greke kjo trupe jeton dhe vepron në një ekonomi që është në buzë të kolapsit, ndersa vendi ka marre nje pakete huaje prej 130 miliard eurosh per te dale nga kriza me kusht reduktimin ne maksimum shpenzimet buxhetore.

“Të ardhurat nga ky operacion,qe perfitohen  nga ky shërbim, do të shkojnë në buxhetin e shtetit dhe do të përdoren si kapital për përmirësimin ne te ardhmen të pajisjeve dhe nevojat të tjera te forcave të policisë”, tha zëdhënësi.

Per vite te tera keto sherbime u jane ofruar falas privateve ,por tani e tutje ato do te paguhen .Megjithate ne sherbimet falas ngelet ende ruajtja e politikaneve greke sipas ligjit ekzistues.Mediat vendase nderkohe kritikojne aprovimin e ketij ligji duke theksuar seky sherbim u ofron siguri vetem personave qe kane  mundesi pagese ndersapjesen me te madhe te popullsise qe eshte prekur nga kriza, e le perseri te jetoje ne pasiguri ne kushtet, kur kriminaliteti ne vend eshte rritur tejmase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA