Policia çeke ka shkatërruar një rrjet të kontrabandës së duhanit të
përbërë nga shtetas çekë dhe maqedonas, që e lëviznin lëndën nga vendi
ballkanas në atë të BE-së.

Sipas agjencisë së lajmeve “INA”, operacioni u krye nga njësia e posaçme kundër krimit të organizuar në policinë çeke, e cila arriti të zbadhë edhe skemën e kontrabandës.

Sipas burimit, policia zbuloi se grupi kriminal kishte kontrabanduar mbi 4 milionë cigare dhe 30 tonelata duhan nga Maqedonia në Republikën Çeke.

Kontrabanda e duhanit realizohej në mënyrë që cigaret të evidentoheshin si pako për nevojat humanitare të ushtarëve të KFOR-it.

“Pas disa muajsh hetime është zbuluar rrjeti dhe janë ndaluar anëtarët e tij, shtetas nga Maqedonia dhe Çekia. Këta persona kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar që do të përgjigjet edhe për fshehje tatimesh dhe krim të organizuar”, deklaroi zëdhënësi i policisë çeke, Jaroslav Ibehej.

Zyrtari saktësoi se organizata kriminale ka dëmtuar buxhetin e Republikës Çeke me rreth 2 milionë euro dhe shtoi se anëtarët e saj pritet të dënohen me nga 10 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA