Kreu i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç ka
paralajmëruar se do të padisë presidentin e Republikës Serbe, Milorad
Dodik për shpifje.

Presidenti e akuzon Dodik se ka përhapur një sërë gënjeshtrash, duke thënë se babai i tij, Alia Izetbegoviç, ka qenë anëtar i forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një deklarate për shtyp, Izetbegoviç ka sqaruar se gjatë kësaj kohe babai i tij ka qenë pjesë e njësive partizane, tek të cilat ka shërbyer për gjashtë muaj.

“Armata partizane ka qenë e vetmja në të cilën ka shërbyer Alia Izetbegoviç gjatë asaj lufte”, ka thënë Izetbegoviç.

Më 6 prill, ditën e 20-vjetorit të rrethimit të Sarajevës, Dodik deklaroi se babai i presidentit kishte qenë anëtar i divizionit SS, pasues i ideologjive fashiste dhe përgjegjës për dëbimin e 150 mijë serbëve nga Sarajeva.

Bakir Izetbegoviç është shprehur se ndihet krenar që po vijon politikën e të atit, të cilin e ka cilësuar si njeriun që tentoi të parandalonte luftën.

“Por ai dështoi në këtë përpjekje pasi parardhësit e Dodik nuk i rezistuan dot prirjeve të agresionit dhe genocidit, duke rrethuar Sarajevën, duke e bombarduar atë dhe duke vrarë 11.541 banorë të saj, përfshirë disa serbë”, ka shtuar Izetbegoviçi i ri.


Në Sarajevë u përkujtua rrethimi i kryeqytetit
nga njësitë ushtarake serbe me 11.541 karrike të kuqe që u vendosën përgjatë rrugës kryesore të qytetit, si dhe me fjalime e këngë për të rënët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA