Tendencat e motit po ndryshojnë çuditshëm

09/04/2012 00:00

Stuhi të fuqishme si ajo tropikale ‘Lee’ duhet të ndodhin ndoshta një
herë në 100 vjet. Ndaj kur ‘Lee’ u përplas me gjithë forcën e saj vetëm
pak ditë pas një tjetër stuhie të frikshme, uraganit ‘Irene’, banorët në
verilindje të Pensilvanisë menduan se tendencat e motit po ndryshojnë
çuditshëm.

Ose mbase ishin thjesht fatkeqe. Por këtë mundësinë e dytë, Komisioni Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, nje grup fitues i çmimit Nobel i perbere nga shkencetare qe vijne nga i gjithe globi, e perjashton, duke i meshuar me shume te pares.

Raporti i ri i tij veren se gjate gjysmë shekullit te fundit ngrohja globale ka sjellë fenomene ekstreme moti, si për shembull periudha me temperatura tepër të larta apo reshje të dendura jashte normales. Komisioni i ngritur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1988, paralajmëron se duhen marrë masa në të gjithë globin për të parandaluar katastrofa të tilla, qe siç thote, ketej e tutje do te jene me te shpeshta.

Fonemene të motit ekstrem u regjistruan në të gjithë botën gjatë vitit 2011. 1.600 tornado goditen vjet Shtetet e Bashkuara, thote “Zeri i Amerikes”. Në Tajlandë reshjet sollën një sasi precipitimi 80 për qind më te lartë se mesatarja sezonale e shiut dhe kryeqyteti u përmbyt. Një vit më parë, Rusia përjetoi verën më të nxehtë në 500 vjet. Katastrofat e shkaktuara nga moti ekstrem shoqërohen me kosto të lartë, mesatarisht 80 miliardë dollarë në vit.

Ndonese studimi i ri e bën të qartë se asnjë shtet nuk është i imunizuar prej tyre, vendet e varfra sipas tij do te jene ato qe do te paguajne koston me te larte si ne para, ashtu edhe në jetë njerëzish, sepse nuk kane kapacitetet e duhura per t`iu pergjigjur fatkeqesive natyrore.

Top Channel