Turqia protestoi ashpër ndaj Sirisë, pasi forcat ushtarake hapën zjarr në kufirin midis dy vendeve, duke shënjestruar një grup prej dhjetëra rebelësh që po përpiqej të kalonte në territorin turk.
Në një deklaratë, Ankaraja zyrtare kërkoi të hënën që delegacioni ndërmjetësues i OKB-së që ka mbërritur në Damask të kërkojë menjëherë që veprime të tilla të ndalojnë menjëherë, duke paralajmëruar për masa të paspecifikuara nëse kjo nuk do të ndodhë.
Incidenti diplomatik ndodhi në një rrip toke asnjënës midis Sirisë dhe Turqisë, kur një togë ushtarake hapi zjarr dhe vrau të paktën një person.
Përshkallëzimi i dhunës gjatë javës ka bërë që shpresat për zbatimin e një armëpushimi për të cilën OKB ka rënë dakord më parë me Sirinë të zbehen gjithmonë e më shumë.
Nëse armëpushimi që parashikon tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake siriane nga qytetet kryesore në vend nuk do të zbatohet, SHBA dhe superfuqitë e tjera perëndimore kanë paralajmëruar për masa të ashpra ndaj Sirisë, por pa qartësuar se cilat do të jenë ato.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, me qindra persona janë vrarë vetëm në javën e fundit, duke e dërguar numrin e të viktimave në një vit konflikt në më shumë se nëntë mijë persona.
Top Channel