Siri, rëndohet bilanci i viktimave

09/04/2012 00:00

Qindra të vdekur brenda një jave: bilanci i viktimave në Siri është
rënduar frikshëm, pikërisht në një kohë, kur vetem pak ore kane mbetur
nga afati i dhene regjimit te Bashar al Assadit per te ndaluar luftimet.

Përshkallëzimi i dhunës në vend është i tmerrshëm, thotë OKB. Ndersa qeveria siriane le te kuptohet se do t’i terheqe trupat vetem nese do te kete garanci me shkrim nga ana e atyre qe i quan “grupe te armatosura terroriste”, se do t`i ulin armet do te reshtin sulmet, ndersa nga shtetet e tjera pretendohet zotimi se nuk do t’i mbeshtesin rebelet financiarisht. Por ndonese pajtohen me planin e paqes se OKB-se, lideret kryengrites kane refuzuar te negociojne drejtperdrejt me qeverine siriane persa kohe trupat e saj vazhdojne sulmet mbi popullsine. Ne te dy kahet, ka doza pesimizmi persa i takon vendosjes se armepushimit.

“Nese forcat qeveritare do te terhiqen nga disa zona te Sirise, grupet e armatosura do te hyjne atje menjehere, duke u shnderruar keshtu ne nje kercenim per sigurine publike. Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi per sigurine e njerezve ne keto rajone”, tha George Jabari, anëtar i Parlamentit sirian.

“Nuk besoj se do te zgjidhet gje. Qeveria siriane gjithmone ben premtime, por kurre nuk i mban”, tha Luay Hossain, lider opozitar.

Rusia nderkohe nuk eshte prononcuar ende ne lidhje me kerkesat e reja te Damaskut, qe hedhin hije dyshimi mbi pushimzjarrin e se martes.Moska e mbeshtetiti megjithate deklaraten e Keshillit te Sigurimit te enjten, ku Damaskut i kerkohej te respektonte angazhimin e marre per terheqjen e trupave nga qytetet dhe fshatrat. Nese ruset dhe te tjeret s`do te arrijne ta shpetojne planin e Ananit permes bindjes se siriane per te zbutur pretendimet e tyre, thote BBC, atehere organi vendimmarres i OKB-se do te mendoje per masa te metejshme.

Top Channel