SHBA-Brazil forcojnë marrëdhëniet

09/04/2012 16:30

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff do të realizojë vizitën e saj të parë zyrtare në SHBA, ku pritet të bisedojë një seri çështjesh, të cilat përfshijnë tregëtinë, edukimin dhe politikën e jashtme.

Sipas mediave amerikane dhe atyre braziliane, vizita e Rousseff pritet të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë midis dy vendeve më të mëdha të Amerikës së Veriut dhe të Jugut.

Brazili, i cili ka ekonominë e gjashtë më të madhe në botë, është për nga volume dhe paraët e qarkulluara vetëm partneri i tetë tregëtar i SHBA-ve.

Roussef do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama, mbrëmjen e së hënës. Sipas një deklarate të publikuar nga Uashingtoni zyrtar, “takimi midis dy liderave pritet të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike e tregëtare, në edukimin dhe inovacionin midis dy shteteve”.

Të martën, liderja braziliane do t’i adresohet Zyrës Amerikane të Tregëtisë, ku do të jenë të pranishëm disa prej biznesmenëve më të rëndësishëm në botë.

”Për një kohë të gjatë, Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka menduar se duhet të bëjmë më shumë për t’i dhënë një shtesë të re axhendës sonë ambicioze me Brazilin”, deklaroi Jodi Bond, zëvendëspresidenti i Dhomës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA