Santorum ‘ndal’ fushatën, qëndron pranë së bijës

09/04/2012 00:00

Përgjatë gjithë ditës së sotme, Rick Santorum nuk ka planifikuar asnjë event në funksion të fushatës së tij zgjedhore.

Kandidati ultrakonservator në garën për nominim brenda kampit republikan do të qëndrojë përkrah të bijës tre vjeçare Bella, të shtruar në spital për të dytën herë brenda pak kohësh. Vajza ka lindur me nje anomali te rrallë kromozomike, trisomia 18 apo sindromi Eduards, që vonon zhvillimin mendor.

Zakonisht, te lindurit me kete sindrome vdesin brenda vitit te pare te jetes. Pas nje pauze kete fundjave per festen e Pashkeve, Santorum duhet te riniste fushaten ne Pensilvani, vendin e tij te lindjes ku parapraket do te mbahen ne 24 prill.

Kandidati ultrakonservator, nje katolik i devotshem dhe kundershtar i fuqishem i abortit e martesave mes homoseksualëve, i pati anulluar edhe ne janar disa etapa te fushates se tij, perfshi ate strategjike ne Florida, pikerisht per shkak te semundjes se te bijes.

Santorum dhe e shoqja kane 6 femije. Ish-senatori i Pensilvanise renditet i dyti ne garen per nominim, por Santo, sic e quan shtypi amerikan, eshte shume prane numrit nje te listes, ish guvernatorit te Massachusetts -it, Mitt Romney.

Edhe pse pozicioni i ketij te fundit tashme duket i qendrueshem dhe shume mendojne se e ka te siguruar kandidaturen, nje disfate ne Pensilvani mund ta vinte seriozisht ne dyshim kryesimin e tij.  

Top Channel