Nigeri, atentat ndaj të krishterëve, 20 viktima

09/04/2012 17:05

Sërish një masakër mes popullsisë së krishterë në Nigeri. Pikërisht në ditën e Pashkës, të paktën 20 persona janë vrarë dhe disa dhjetra janë plagosur si pasojë e një apo dy shpërthimeve pranë një kishte në Kaduna, në veri të gjigandit afrikan të naftës.

Sipas një burimi lokal, bombat ishin fshehur në dy automjete dhe kanë shpërthyer përpara kishës, duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Shumica e viktimave kanë qenë drejtues automjetesh, ose motorësh-taksi, që prisnin përfundimin e meshës për të transportuar në shtëpi besimtarët.

Megjithatë, dinamika e atentatit nuk është sqaruar ende. Sipas një polici, një kamikaz në bordin e një automjeti të mbushur me eksploziv është ndaluar në një postobllok teksa i afrohej një kishe.

Menjëherë ai është spostuar mbrapsht, duke vajtur me automjetin e tij pranë një tjetër ndërtese fetare dhe duke u hedhur në erë përparra një hoteli.

Mbetet fakti se pavarësisht masave të rrepta të sigurisë të ndërmarra nga policia dhe ushtria pikërisht në kuadër të Pashkës, një tjetër masakër është kryer.

Dhe kjo ndodhi në momentin kur Papa Benedikti XVI dënonte “atentatet e përgjakshme terroriste” të kryera kundër të krishterëve në vende të ndryshme, përfshirë Nigerinë, vend me 160 milionë banorë të ndarë në mënyrë të barabartë mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Autoritetet janë të bindura se ka qenë atentati i radhës i grupit integralist islamik Boko Haram, që në Krishtlindjet e vitit të kaluar kishte kryer një seri sulmesh, ku më i rëndi shkaktoi 44 viktima në një kishë në Abuja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA