Diktatori i Zimbabves, Robert Mugabe, është në gjendje kritike për jetën në një spital në Singapor, u raportua mbrëmjen e së hënës.
Sipas një zyrtari të partisë ZANUPF, presidenti 88-vjeçar është vendosur nën kura intensive, për shkak të një sëmundje që nuk bëhet publike dhe pjesë të familjes së tij kanë mbërritur në bordin e një avioni privat, të shtunën.
Dyshimet mbi gjendjen shëndetësore të Mugabes nisën që të qarkullonin që nga fundjava, pasi një mbledhje e kabinetit u shty. Diktatori ndodhej në Singapor për të vizituar të bijën Bona, të regjistruar në një kurs pasuniversitar në Universitetin e Singaporit.
Një kabllogram amerikan, që daton nga qershori 2008 dhe i publikuar nga “Ëikileaks” një muaj më parë, sugjeron se 88-vjeçari është prekur nga një kancer në prostat, i cili është përhapur në organe të tjera.
Zimbabve, dikur njëri prej vendeve më të begatë në Afrikë, është shndërruar në një prej shteteve më të mjeruara në botë, si pasojë e nepotizmit të gjerë dhe politikave të gabuara në dekada prej qeverive të ndryshme të Mugabes, në pushtet prej 25 vitesh.
Top Channel