Ambasadori amerikan në Kosove Christopher Dell nuk e përjashton
mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së
veriut.

Këtë e ka konfirmuar në një deklarim për televizionin publik të Kosovës duke saktësuar se një vështrim më serioz i situatës në veri do të ndodhë patjetër, para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovë. Por kjo sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi.

Por Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie.Dialogu, sipas Dell  do të jetë mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri.  

Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri. Dell ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA