Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç deklaroi të hënën se xhandarmëria serbe nuk i ka bllokuar rrugët alternative për në Kosovë.

Sipas raportimeve të “REL”, Daçiç ka thënë se probleme ka pasur vetëm në një vend dhe policia serbe është detyruar të devijojë kahun e rrugës.

“Të mos bëhemi të marrë. Nëse krijohen rrugë alternative, thelbësore është që ato të bëhen atje ku nuk shihen dhe jo 10 metra larg postbllokut, siç është rruga alternative 50 metra larg pikëkalimit, ku KFOR-i e sheh fare mirë se kush po kalon”, deklaroi Daçiç.

Ministri është shprehur se një hap i tillë është ndërmarrë pasi gjatë fundjavës KFOR-i njoftoi se do të mbyllte me forcë rrugët atlernative.

Njoftimin se rrugët alternative në veriun e Kosovës do të mbyllen e dha vetë komandanti i KFOR-it për këtë zonë, kolonel Adolf Konrad, në kuadër të një urdhëri të krahut jugor të NATO-s me seli në Napoli.

Me urdhërin në fjalë kërkohej që forcat e NATO-s të mbyllin të gjitha rrugët alternative në këtë pjesë të Kosovës.

Nga ana e tyre drejtuesit ilegalë të komunave veriore thanë se do t’i bllokonin të gjitha rrugët dhe se masivisht do të dilnin nëpër barrikada për të pamundësuar lëvizjen e KFOR-it.

Ndërsa Marko Jakshiç, një nga liderët serbë, tha se ishte e dhimbshme që në tërë këtë skenar ishte edhe xhandarmëria serbe dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA