Policia në Oklahoma ka arrestuar dy meshkuj të bardhë, pasi tre persona me ngjyrë, u vranë gjatë së premtes në ato që u etiketuan si vrasje raciste.
Dy viktima të tjera, sërish me ngjyrë, janë në gjendje kritike për jetën në spital, pas të shtënave në Tulsa.
Emrat e të dyshuarve janë bërë publikë nga nga policia. Ata janë Jake England, 19 vjeç, dhe Alvin Uatts, 32 vjeç.
Ata pritet të përballen me tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe të shtëna me qëllim vrasjen.
Të pesta sulmet ndodhën brenda disa orësh gjatë së premtes, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë. Të gjithë viktimat ishin me ngjyrë dhe ndodheshin brenda një rrezeje prej pesë kilometrash prej njëri-tjetrit. Ngjarja ka terrorizuar komunitetin në Tulsa. Ndërsa policia është angazhuar plotesisht për të vënë në pranga autorin.
Top Channel