SHBA, “gjueti” kombëtare për vrasësin racist

08/04/2012 08:20

Autoritetet në Tulsa, në shtetin amerikan të Oklahomës, kanë lëshuar një ndjekje të gjerë ndaj autorit të pesë atentateve të ndryshme, të cilat besohet se janë motivuar nga arsye racore.

Pesë sulme ndodhën brenda disa orësh gjatë së premtes, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë. Të gjithë viktimat ishin me ngjyrë dhe ndodheshin brenda një rrezeje prej pesë kilometrash prej njëri-tjetrit.

Ekziston frika se vrasësi është duke planifikuar sulme të reja. Nga ana e saj, policia ka informuar se është në kërkim të një mashkulli të bardhë, drejtues i një kamionçine, që është parë pranë zonës nga dëshmitarët okularë në secilin prej sulmeve.

Një prej zonave me kriminalitetin më të ulët në SHBA, Tulsa është vendosur papritmas në qendër të vëmendjes kombëtare, ndërsa banorët vendas shprehen të terrorizuar nga kjo seri sulmesh.

Sipas mediave amerikane, ndjekja e autorit të krimeve vështirësohet nga fakti se shumë persona të komunitetit me ngjyrë, të cilët mund të kenë më tepër informata rreth vrasjeve, janë shumë skeptik ndaj policisë dhe preferojnë të mos i raportojnë informacionet që kanë.

Top Channel