Rebelët kolumbianë: Nuk jemi dobësuar

08/04/2012 11:15

Udhëheqësi i rebelëve kolumbianë të “Farc” deklaroi se pavarësisht pretendimeve të qeverisë, lëvizja markiste nuk është dobësuar dhe vazhdon të jetë po aq e fortë sa më parë.

Lideri, i njohur si Ivan Marquez, reagoi pas një deklarate të realizuar nga drejtues të lartë ushtarakë, pasi operacionet në shkallë kombëtare çuan në vrasjen e 60 rebelëve gjatë marsit. Në videomesazhin dërguar mediave, Marquez mbrojti veprimet e organizatës dhe hodhi poshtë akuzat se gjestet e saj ishin akte terrorizmi.

“Ekziston një përballje gjithmonë e më e fortë ushtarake dhe politike, e cila po mobilizon gjithmonë e më shumë masat në luftën tonë ideologjike”, pretendoi Marquez, i cili fliste nga një tryezë pune në të cilën spikaste fotografia e udhëheqësit të vrarë, Manuel Marulandës.

Vetëm disa orë pas publikimit të videos, rebelët e “Farc” vranë të paktën gjashtë ushtarë në një postë ushtarakë në veriperëndim të krahinës së Çokos, në rrugën që lidh vendin me qytetin e dytë më të madh kolumbian, Medelin.

Gjenerali Hernand Giraldo informoi edhe për tre të vrarë midis guerrilasve. Sulmi ishte pjesë e një taktike të re të ushtruar nga rebelët, të cilët synojnë të eliminojnë njësitë rajonale të ushtrisë, duke goditur prapavijën, logjistikat dhe furnizimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA