Në meshën e zhvilluar në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, në ditën që kujton Ringjalljen e Krishtit, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji bëri thirrje për paqe edhe mirëkuptim.
Ipeshkvi foli për bashkim mes njerëzve, pavarësisht ndryshimeve mes tyre.
Edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës uruan besimtarët katolikë.
Presidentja e vendit, Atifeta Jahjaga e quajti ditën e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore. “Në këtë ditë,tha ajo. Kujtojmë sakrificën e atyre që ranë për lirinë e vendit tonë, përpjekjet shekullore për liri, pavarësi e demokraci, për një jetë në paqe dhe në harmoni ndërmjet gjithë njerëzve”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për të cilin kjo festë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Ringjallja e Krishtit është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik katolik dhe vjen pas një periudhe dedikimi.
Top Channel