Izraeli shpall “persona non grata”, fituesin e cmimit Nobel, Gynter Grass, pas poezisë se tij, ku shkruante “se potenca bërthamore e Izraelit kërcënon paqen botërore, që është shumë delikate”.
Përmes një deklarate, ministri i Brendshëm izraelit, Eli Jishai shpjegon se Gras nuk mund të hyjë më në Izrael, sepse “synonte të ndizte urrejtjen kundër shtetit dhe popullit të Izraelit, për të cuar kësisoj përpara idenë që kishte përqafuar kur mbante veshur uniformën SS”.
Poezia ishte publikuar në disa media botërore, ndërsa u refuzua nga e përjavshmja “Die Zeit”. Gras dënonte, në poezinë e tij edhe Gjermaninë për shitjen e armëve Izraelit, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake të shumë përfolur, kundër Iranit.
Poezia që titullohet “Ajo që duhet thënë”, u dënua ashpër nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, por edhe nga disa parti politike gjermane, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Ai i tha gazetës “Bild” se të vendosësh Izraelin dhe Iranin në të njëjtin nivel moral nuk është e zgjuar por absurde”. Megjithatë ka patur edhe nga ata që e kanë mbrojtur. Duke shkruar ne gazeten “Haaretz” editorlialisti Gideon Levi shkruan: “Ne mund ta ndalojmë Grass, por së paku duhet t’i vëmë veshin fjalëve të tij”.
Gras në një intervistë per “SuedeDojce Cajtung” pranoi se do të kish qënë më mirë të kishte specifikuar se po fliste kryesisht për qeverinë Netanjahu. “Shpesh e kam mbështetur izraelin, e kam vizituar jo rrallë dhe dua që ky shtet të ekzistojë dhe të gjejë paqe me fqinjët e tij”.
Top Channel