Shpërthimi i një makine bombë vrau të paktën 38 persona dhe plagosi dhjetëra te tjerë, në qytetin verior të Kadunës, në Nigeri.
Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare. Shpërthimi ndodhi në një lagje tregëtare të krishterë, në momentin që lëvizja ishte në kulmin e saj.
Krahina është vendosur në qendër të disa konflikteve fetare së fundmi, të cilat i kanë kushtuar jetën me qindra banorëve.
Ndonëse nuk ka ende një autorësi për këtë ngjarje, besohet se është grupi terrorist i “Boko Harram” ai që fshihet pas shpërthimit.
Sulmi ka ardhur në ditën e Pashkëve, ndërsa ditët e rëndësishme të kalendarit të krishterë janë bërë shpesh të përgjakshme në vendin më të populluar afrikan.
Më parë, në Krishtlindje, organizata terroriste me lidhje të ngushta me Al-Kaedën organizoi disa atentate të sinkronizuara në kisha gjatë mbajtjes së shërbesa fetare, duke shkaktuar qindra të vdekur.
Top Channel