Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Task-Forcës për reformën në shëndetësi, e cila shqyrtoi arritjet e deritanishme në disa tregues të sistemit shëndetësor në vend dhe diskutoi mbi ecurinë e një sërë proceseve të tjera të reformës.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në këtë takim kryeministri e konsideroi “arritje historike” faktin që Shqipëria renditet në krye të vendeve ish-komuniste që kanë shifrat më të ulta të vdekshmërisë foshnjore apo amtare, apo edhe vdekshmërisë së popullsisë në tërësi.
Gjatë mbledhjes dhe diskutimeve me grupin e Task Forcës kryeministri Berisha u ndal në mënyrë të veçantë në kardiokirurgjinë e fëmijëve, në shërbimin e hemodinamikës për fëmijë dhe të rritur, në rritjen e numrit të pacientëve që përfitojnë nga transplanti i veshkave këtu në Shqipëri, apo finalizimin e kostifikimit të shërbimeve shëndetësore.
Top Channel