Mali, jep dorëheqjen presidenti

08/04/2012 21:14

Presidenti i Malit, Amadou Toumani Toure ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si pjesë marrëveshjes me udhëheqësit e grushtit të shtetit për t’i dhënë fund krizës në shtetin e Afrikës Perëndimore.

Ndërmjetësi ndërkombëtar Djibril Bassole, Ministri i Jashtëm i Burkina Faso-s, konfirmoi se një letër e dorëheqjes ishte dorëzuar.

Dorëheqja hap rrugën që udhëheqësit e grushtit të shtetit të hiqen mënjanë dhe kryetari i parlamentit të marrë përsipër detyrën e caktimit të zgjedhjeve.

Mali u përballur me një kryengritje separatiste në veri. Ajo u intensifikua pas grushtit të shtetit nga ana e oficerëve të ushtrisë, më 22 mars.

Në kuadër të afateve të parashikuara në planin e tranzicionit, udhëheqësit ushtarakë do t’ia dorëzojnë pushtetin kryetarit të parlamentit, Diouncounda Traore, që më pas në cilësinë e presidentit do të caktojë një datë për zgjedhjet.

Sapo të jetë bërë betimi, zoti Traore do të ketë 40 ditë kohë për të organizuar zgjedhjet, thuhet në marrëveshjen prej pesë faqesh.

Pakti, i nënshkruar nga lideri i grushtit, kapiteni Amadou Sanogo, thotë se blloku Ecoëas do të përgatisë heqjen e sanksioneve, por nga ana tjetër nuk jep një datë të saktë se kur kapiteni do të dorëzojë pushtetin.

Top Channel