Lorena, banorja që doli të shtunën nga shtëpia e Big Brother, u shpreh se eliminimi i saj erdhi sepse ajo nuk bëri “lojëra” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Unë u shfaqa para publikut siç jam: e qetë dhe pa bërë lojëra. Kjo ishte arsyeja që unë nuk jam më pjesë e Big Brother”, theksoi konkurrentja e eliminuar të shtunën.
Lorena, e pranishme në emisionin ‘Fun Club’ të drejtuar nga Albana Osmani, shpjegoi edhe lidhjen e saj brenda shtëpisë me Gracianon: “Kur të dalë Graciano do të shohim, nuk kemi bërë plane. Unë e kam shumë qejf Gracianon, por do i marrim gjërat shtruar. Ndjenja për të ishte e vërtetë, më ngjiti si person. Lidhja nuk ishte strategji, madje mendoj se unë u eliminova sepse nuk kisha asnjë strategji brenda shtëpisë.”
Qetësinë e saj gjatë qëndrimit në shtëpi dhe mungesën e debateve, Lorena e shpjegoi me faktin se “aty gjeta tipa shumë të ndryshëm nga vetja dhe për këtë arsye hyja shumë pak në diskutime”.
Top Channel