Kreu pakistanez, vizitë historike në Indi

08/04/2012 10:05

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, mbërriti të dielën në Indi në atë që është një vizitë historike në raportet midis dy vendeve.

Kjo është hera e parë që një president pakistanez viziton fqinjët në shtatë vitet e fundit. Pakistani dhe India kanë një konflikt të zgjatur në dekada, në lidhje me sovranitetin e krahinës së Kashmirit dhe në të shkuarën marrëdhëniet kanë degjeneruar deri në konflikt të armatosur.

Zardarit iu dha mirësëardhja në bazën ushtarake të “Delhi Palam” nga Ministri i Jashtëm, Kumar Bansal. Gjatë vizitës, ai do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Manmohan Singh, përpara se të udhëtojë në Rajasthan, ku gjendet një xhami e shenjtë për muslimanët.

Besohet se bisedimet kokë më kokë do të ndihmojnë në përmirësin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, por analistët presin pak përmirësime në aspektet e tjera.

Zyrtarisht, Zardari ka udhëtuar në Indi në kuadrin e një vizite “personale”, me qëllime fetare.

Top Channel