Martesa, përgjithësisht është një ndermarrje e madhe financiare, por kjo pritet të jetë akoma më veshtire, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon të sjellësh familjen në Britani nga vendi i origjinës.
Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale nga pjestaret e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetesine, qeveria e kryeministrit Cameron ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti.
Në bazë të tyre, për të realizuar bashkimin, duhet të vërtetosh të ardhura minimale prej 26 mijë stërlinash në vit.
Të ardhurat minimale që kërkohen shkojnë në 37 mijë për gruan (ose burrin) dhe një femijë, 49 mijë stërlina kërkohen për dy fëmijë e 62 mijë për të tërhequr në vend partnerin së bashku me tre fëmijë.
Ndërkaq, për të sapomartuarit do të duhet të kalojë një periudhe 5-vjeçare deri në nisjen e procedurave për marrjen e pasaportës nga jobritaniku, si provë e vërtetësisë së martesës së çiftit.
Nga këto masa besohet se do të shkurtohet në 15 mijë persona ne vit numri i emigranteve që vijne nga vendet jashtë Bashkimit Europian.
Rreth 50 mijë viza janë dhënë për shtetastit që kane ardhur për bashkim familjar vetëm gjatë vitit të kaluar në Britani.
Shumica e martesave vijnë nga vendet si Pakistani dhe Bangladeshi, e vlerësohet se shumë nga gratë dhe femijët përfundojnë në ndihmat e shtetit pasi partneri i ardhur është i papunë ose ka të ardhura të ulta.
Ministrja e Brendshme, Teresa May, thotë se shtrëngimi i “rrugës familjare” si mënyrë për të ardhur dhe jetuar në Britani ka gjetur mbështetjen nga konsultimet e bera nga qeveria. Ndërkohe, partnerët e koalicionit qeveritar, liberaldemokratët, ka gjasa t’i kundershtojnë plane të tilla.
Këto masa prekin edhe ata shqiptare qe kane fituar shtetesine dhe jane ne pritje te bashkimeve familjare, nese ata nuk do te kene mundesite dhe shumat e konsiderueshme finanaciare qe pritet te shndërrohen në një kusht ligjor nga qershori i këtij viti.
Top Channel