Turqi gati të presë bisedimet 5+1-Iran

07/04/2012 00:00

Turqia ripërsëriti gatishmërinë e saj për të mikpritur bisedimet mes grupit 5+1 dhe Iranit për çështjen bërthamore të këtij të fundit.

Ky qendrim iu bë i qartë nga Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu kryenegociatorit iranian për programin bërthamor, Said Jalil.

Por Irani kërkoi që bisedimet të mbahen në Irak për shkak të tensionimit të raporteve me Ankaranë që rrodhën pas qendrimeve të ndryshme për Sirinë, ku Teherani mbështet presidentin al-Assad dhe Turqia kërkon largimin e tij.

Për këtë fakt, vendet e 5+1, ku bën pjesë SHBA, Rusi, Britani, Francë, Kinë dhe Gjermania, po kërkojnë një tjetër vend që është i gatshëm të presë bisedimet dhe një mundësi është Iraku.

Top Channel