Shkëlqimi i Robert Pattinson

07/04/2012 00:00

Në pritje të daljes së kapitullit final të sagës “Twilight”, Robert
Pattinson po tregon se nuk dëshiron të mbetet i kristalizuar në rolin e
vampirit që e ktheu në një div botëror.

Së shpejti në sallat e kinemasë ai do të dalë me filmin “Bel Ami”, të Declan Donnellan dhe Nick Ormerod, një përshtatje kinematografike e romanit të Guy de Maupassant.

Filmi bën fjalë për një djalosh të ri, që vjen nga shtresat e varfëra dhe josh gratë e familjeve të pasura. Por aktiviteti i Pattinson nuk mbaron me kaq.

I riu ambicioz pritet të marrë pjesë në Festivalin e Kanës me filmin tjetër “Cosmopolis” të regjisorit David Cronenberg, bazuar në romanin e Don De Lillo, që bën fjalë për një të ri multimilioner që në një ditë të gjatë përballet me frikën, dëshirat dhe një seri aventurash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA