Peru, bllokohen nën tokë 9 minatorë

07/04/2012 09:35

Për shkak të një lëvizjeje terreni, nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë në Peru, e cila ndodhet në lokalitetin Kuiliku, tre orë larg qytetit të Isas, në jug të vendit.

Kontakti i vetëm me jashtë bëhet përmes një tubi gome, me të cilin minatorëve u dërgohet ujë i pishëm dhe ajër.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar zjarrfikës dhe skuadra të specializuara të policisë, por për momentin përpjekjet e tyre për t’i nxjerrë jashtë kanë rezultuar të kota.

Top Channel