Peru, 9 minatorë bllokohen në minierë

07/04/2012 21:30

Nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar në galeritë e një miniere bakri në jug të Perusë.

Minatorët kanë mbetur të bllokuar prej disa ditësh dhe përdorin një tub plastik për t’u furnizuar me ujë dhe oksigjen në thellësi. Operacionet e shpëtimit kanë nisur dhe bashkë me grupet e posaçme në këto operacione janë përfshirë edhe banorët vendas.

Njësitë po lëvizin fillimisht shkëmbinjtë dhe gurët e mëdhenj që kanë zënë rrugën hyrëse dhe dalëse për në minierë, për të parë më pas mundësinë e krijimit të një kalimi nga ku të nxirren në sipërfaqe minatorët.

Gjendja e minatorëve, thonë autoritetet peruane, paraqitet e qendrueshme për momentin.

Top Channel