Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë Te pakten 117 ushtarë pakistanezë janë varrosur nga një ortek dëbore në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, bëjnë të ditur mediat lokale.
Televizionet pakistaneze deklarojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të akullnajës Siaçen, në vargun malor lindor të Karakoramit.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Associated Press”, duke cituar një autoritet pakistanez, deklaron se janë 130 ushtarët e varrosur, pasi shtabi i batalionit të tyre në rajonin e Gajarit u mbulua nga orteku.
Zona ndodhet në rajonin e ndarë të Kashmirit, territorin e të cilit e pretendojnë si India, ashtu edhe Pakistani. Helikopterë, qenë të stërvitur dhe grupe të specializuara janë dërguar në zonë për operacionet e shpëtimit, bëhet e ditur në një komunikatë ushtarake.
Kashmiri është një zonë e diskutueshme mes Indisë dhe Pakistanit që prej vitit 1947. Dështimi në arritjen e një marrëveshjeje për statusin e territorit në rrugë diplomatike ka futur disa herë në luftë dy vendet.
Akullnaja e Siaçenit njihet si pika më e lartë, plot 6.700 metra dhe njëkohësisht si një zonë e rëndësishme betejash ushtarake. Megjithatë, më shumë ushtarë kanë vdekur nga kushtet e motit sesa nga luftimet.
Top Channel