Obama në fushatë me “rregullin Buffet”

07/04/2012 19:30

Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.

Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.

Është pagëzuar me emrin “rregulli Buffet” sepse ka qenë vetë miliarderi amerikan, Warren Buffet ai që vitin e kaluar, për të nxjerrë ekonominë amerikane nga kriza, propozoi një model taksimi për popullsinë në bazë të të ardhurave, ku personat që përfitonin më shumë të kontribuonin më shumë në taksa dhe e anasjellta.

Buffet propozoi që të pasurit të derdhin në arkën e shtetit në formë taksash dhe detyrimesh 30 përqind të fitimeve të tyre.

Ky propozim pritet të jetë në qendër të debatit që presidenti Obama do të mbajë ditën e martë në një nga universitetet e Floridas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA