Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, heroi i lëvizjes studentore kineze të viteve ‘80, Fang Lizhi, fizikanti anti-konfromist që me shkrimet e tij nxorri në rrugë e sheshe qindra-mijëra të rinj kundër maiozmit, kundër komunizmit kinez.
Fang Lizhi vdiq në Tukson të Shteteve të Bashkuara ku jetonte në ekzil prej më shumë se 20 vjetësh.
Emri i tij nisi të lakohej në fillim të viteve 1980, vite kur blloku komunist kishte nisur të lëkundej. Shkrimet e tij kundër komunizmit u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin. Por shpejt do t’i kushtonin shumë. Lizhi dëbohet nga partia në vitin 1987 dhe ndaj tij do të niste kalvari i përndjekjes kërcënimeve nga regjimi.
Në 5 qershor të 1989, një ditë pas masakrës së sheshit Tiananmen, Fang Lizhi dhe bashkëshortja e tij strehohen në ambasadën amerikane në Pekin. Ai akuzohej për krime kundër revolucionit dhe nëse do të dorëzohej tek autoritetet, rrezikonte dënimin me vdekje.
Pas 1 viti brenda ambasadës amerikane merr autorizimin për të lënë vendin. Fill pas kësaj, me anë të një avioni ushtarak, udhëton drejt Britanisë së Madhe e më pas drejt Shteteve të Bashkuara ku stacionohet në Tukson ku vazhdoi kritikat e tij kundër regjimit komunist duke kërkuar më shumë demokraci.
Top Channel