Policia e Kosoves ka nisur aksionin per konfiskimin e targave te Serbise te leshuara per Komunat e Kosoves. Zedhenesi i policise, Baki Kelani konfirmoi se policia eshte ne zbatim e siper te nje vendimi te Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves per konfiskimin e ketyre targave.

Ai nuk dha ndonje shifer konkrete, por tha se ne javen qe shkoi policia ne momentin qe ka hasur  automjete me targa te shtetit serb i ka konfiskuar ato. Kjo sipas tij po behet ne te gjitha rajonet pa perjashtim.

Kosova ka filluar prodhimin e targave te veta me mbishkrimin RKS, mirpo nje pjese e komunitetit serb vazhdon t’i refuzoje ato dhe perdorin targat te cilat i leshon Serbia me mbishkrimet komunale.

Ministri i Brendshem, Bajram Rexhepi u dha gati nje vit kohe serbeve qe edhe ata te pajisen me targat e shtetit ku jetojne dhe se fundi ka nxjerre vendimin per konfiskimin e tyre.

Top Channel