Kinë, udhëheqësit ushtarakë: S’ka grusht shteti

07/04/2012 16:20

Udhëheqësit ushtarakë kinezë u bënë thirrje të gjithë ushtarëve, vartësve të tyre që të lënë menjanë “zhurmat e internetit” dhe të përqendrohen në stërvitjen dhe “frymën ideologjike të partisë”.

Deklarata e shpërndarë edhe nëpërmjet gazetës së ushtrisë, synon të përgënjeshtrojë zërat për një grusht shteti në Kinë, në prag të tranzicionit të pushtetit në krye të Partisë Komuniste, tranzicion që pritet të ndodhë në muajt e fundit të këtij viti ku si presidenti Hu Jintao ashtu dhe kryeministri Uen Jibao.

Zërat e përhapur për një puç ushtarak kundër udhëheqjes komuniste, u përhapën me shpejtësi nëpërmjet internetit, megjithëse vendi i madh aziatik zbaton një censurë të ashpër në botën informatike. Qarkullimi i mundësisë së grushtit të shtetit, erdhi pas skandalit të një zyrtari të lartë të Partisë Komuniste, i cili akuzohej për korrupsion.

Top Channel