Jemen, sulmohet aeroporti

07/04/2012 18:00

Persona të armatosur sulmuan me murtajë dhe armë të tjera aeroportin civil në kryeqytetin jemenas, Sanna duke detyruar autoritetet vendase të pezullojnë fluturimet.

Autoritetet njoftuan se sulmi është orkestruar nga ish-kreu i forcave ajrore të Jemenit, i cili qendroi në detyrë deri në dorëheqjen e presidentit Abdullah Saleh. Komandanti Mohamed Saleh al-Ahmar, me lidhje gjaku me ish-presidentin, refuzon të lërë postin e tij në krye të forcave ajrore, megjithëse shkarkimi zyrtar i është kërkuar.

Ai ka kërcënuar me rrëzimin e cdo avioni, civil apo ushtarak nëse kërkesat e tij nuk plotësohen, njëra prej të cilave është edhe vazhdimi i detyrës së kreut të forcave ajrore.

Jemeni ndodhet aktualisht në një fazë tranzitore që pasoi pas protestave popullore që cuan në largimin e ish-presidentit Ali Abdullah Saleh në muajin shkurt, pas 32 viteve në pushtet.

Top Channel