Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit njeriut që tronditi Greqinë me vetëvrasjen e tij para parlamentit grek disa ditë më parë.
77-vjeçari, Dhimitris Hristulas, një farmacist në pension, ka qëlluar veten në kokë pasi la një shënim me anë të të cilit shpjegonte se zgjidhte më mirë këtë vdekje dinjitoze, se sa të rrëmonte për ushqim në kazanet e plehrave.
Ceremonia e përmortshme është kryer jashtë varrezave të Athinës sepse Kisha greke nuk lejon funeralet për viktimat vetëvrasëse dhe trupi do të dërgohet në Bullgari për t’u djegur, sipas dëshirës së të ndjerit.
“Për ty baba ishte e paparanueshme që ata të vrasin lirinë, demokracinë, dinjitetin tonë. Ishte e papranueshme që ata të hidhnin rreth nesh lakun me të ashpër të masave ekonomike dhe të aparteidit. Ishte e papranueshme për ty të dorëzonin pavarësinë tonë dhe çelësat e vendit tonë”, tha në fjalën e rastit, Emi Christoulas, e bija e viktimës.
Vajza e viktimes e ka mbyllur fjalën e saj me thirrjen “Jemi 11 milion të gjallë dhe emri ynë është -rezistencë”, ndërsa është lexuar dhe një përshëndetje e kompozitorit të famshëm grek, Mikis Theodhorakis.
Vetëvrasja e Hristulas cilësohet tashmë si një simbolikë e vështirësive që po kalojnë grekët pas masave tepër të ashpra financiare, shkurtimeve të rrogave dhe pensioneve dhe reformave të dhimbshme që ka marrë qeveria, si kusht për paketën e ndihmës ekonomike nga BE dhe FMN.
77-vjeçari ishte edhe anëtar i lëvizjes qytetare “Nuk Paguajmë” që kundërshton shumicën e reformave .Vdekja e tij shkaktoi më shumë se dy ditë protesta në Greqi.
“Kjo që ndodhi është një forcë nxitëse për betejën tonë, për gjeneratën e ardhshme. Dhimitri miku im: Kemi marrë të gjithë mesazhin tend në mënyrë të qartë: Në rrugë për të luftuar kundër tiranëve!”, deklaroi Leonidha Papadopoulos, lider i lëvizjes së qytetarëve.
Në vitin e pestë të recensionit, kur një ndër pesë grekë është i papunë, shtresa më e prekur në vend nga masat e ashpra janë pensionistët, përfitimet e të cilëve në dy vitet e fundit janë reduktuar të paktën me 25%.
Top Channel